Moti: Nga sot fillon shiu dhe bora

Nga dita e sotme, i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore.

Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë. Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave.

Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.