Moti pranveror vazhdon edhe përgjatë fundjavës
Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot më i ngrohtë.
Mot i thatë, i ngrohtë me kthjellime e diell do të mbajë edhe gjatë fundjavës dhe ditëve të para të nëntorit. Mëngjeset mund të jenë me mjegullë përgjatë ultësirave.
30.10 – Pas mëngjesit me mjegull në ultësira, gjatë ditës kryesisht me diell dhe ngrohtë.
31.10 – Vransira kalimtare në mëngjes, e gjatë ditës ngrohtë me kthjellime e diell.
1.11 – Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave. Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.
2.11 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 4C deri 7C, e ato maksimale 20C deri 22C.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.