Moti: Priten të reshura, temperaturat zbresin deri minus 10 gradē

Të dielen e të hënën mbeten mundësi për reshje të dobëta bore, derisa nga dita e martë do të ketë më shumë intervale me diell.

Do të fryjnë erëra të fuqishme veriore e veriperëndimore edhe deri në 18m/s, apo mbi 60km/h.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të mira dhe të pranueshme.

4.02 – Kryesisht me vransira dhe erë. Herët në mëngjes reshje bore. Ditën reshje shiu e bore që deri në mbrëmje shndërrohen në të reshura bore.

5.02 – Acar. Kryesisht me vransira dhe erë. Kohëpaskohe me mundësi për ndonjë rrebeshe të shkurtë bore.

6.02 – Acar me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për rrebeshe të shkurta bore.

7.02 – Mot i acartë, pjesërisht i vranët. Ditën intervale me diell.

8.02 – Mot i thatë dhe acartë, me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës.

Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme. Maksimalet zbresin deri në -3C ditën e diel dhe të hënë, kurse ato minimale deri në -10C.