A e dini sa liqene i ka Gjilani dhe cilët janë ata

Anamorava si regjion është e pasur me ujëra, sidomos me ujëra rrjedhëse, me liqene artificiale, me ujëra termo-minerale, me burime të ndryshme, me kroje etj. Territorin e Anamoravës e karakterizojnë numër i madh i ujërave rrjedhëse, mbitokësore, shkruan Mediafokus.info. 

I tërë nënrajoni i Anmoravës është i pasur me ujëra të pijes, nga burimet e ndryshme, puset, krojet, të cilat dallohen me ujë të ftohtë dhe të pastër.

Gjilani i ka edhe dy liqene, njëri përdoret për ujë të pijes, tjetri për rekreacion. Ishte menduar të përdoret edhe për ujitje, por ideja nuk funksionoi.

Liqeni akumulues i Livoçit, gjendet në lumin e Livoçit dhe është në afërsi të Gjilanit. Është qendër e rëndësishme rekreative e banorëve të qytetit dhe e popullsisë përreth.

Prapa pendës së betontë, e cila është e lartë 21 metra, është formuar një akumulacion prej 1,6 milion m3 ujë.

Liqeni i Përlepnicës është ngritur në vitin 1966, shfrytëzohet edhe për pije edhe për ujitje të 350 21 hektarëve tokë të punuar.

Liqeni akumulues i Përlepnicës është formuar në lumin me të njëjtin emër. Vëllimi i ujit të tij është 4.2 milionë m3. Ka një sipërfaqe prej 1.634 km2 dhe prurje prej 16.32 m3 ujë në sekondë./Mediafokus.info