Moti: Pritet borë, temperaturat ulën në minus gradë 

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe gjatë fundjavës në vend.

Këtë fundjavë priten reshjet e para të borës, por pa krijuar ndonjë shtresë të qëndrueshme.

Temperaturat të shtunën zbresin edhe deri në -1C e -2C, e ditën rriten deri në 8C.

Javën e ardhshme parashihet mot më i zymtë, me më shumë vransira.

Nga mesi i javës sërish mundësi për reshje kalimtare shiu.

Këtë fundjavë po priten mundësi edhe për reshjet e para të borës të dielen mbrëma, megjithëse pa krijuar ndonjë shtresë të qëndrueshme bore.

Temperaturat të shtunën zbresin edhe deri në -1C e -2C, e ditën rriten deri në 8C.

Javën e ardhshme parashihet mot më i zymtë, me më shumë vransira.

Nga mesi i javës sërish mundësi për reshje kalimtare shiu, ka njoftuar Prishtina Weather.