Moti: Ramazani nis me rrebeshe shiu dhe erëra shumë të forta
Kjo vie si pasojë e një cikloni të fuqishëm në Evropën Perëndimore, e cila shtrihet deri në Afrikën Veriore. Kështu, duke ngritur në qiell koncetrime të larta të pluhurit Saharian.
Sistemi në fjalë pritet të sjellë intensfikimin të reshjeve në të gjithë vendin, të cilat lokalisht do të jenë edhe në formë të rrebesheve. Në këtë mënyrë, në kombinim me pluhurin Saharian, reshjet do të jenë të përziera me baltë. Në ndonjë rajon mund të ketë edhe ndonjë shkarkesë elektrike.
Po ashtu, gjatë ditës do të ketë edhe erëra jashtëzakonisht të forta nga juglindja, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, e cila në momente të caktuara pritet të arrijë me shpejtësi deri në 80 km/h! Pritet të ketë dëme materiale në zona të caktuara. Pas kalimit të frontit (sistemit), intensiteti i erërave do të bie.
Të mërkurën dhe të enjten do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, përderisa lokalisht priten reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 15°C. /MeteoKosova/

