Moti: Shi e bubullima sot e nesër
Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë këtyre dy ditëve.
3.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, që pasdites shoqërohen edhe me bubullima.
4.05 – Vransira e diell. Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.
“Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 8C, e maksimalet zbresin deri në 15C, me një rritje graduale deri në 19C të mërkurën.

