‘Kur dush rrokemi’ – kujt i tha kështu Mulla Osmani

Mulla Osmani njihet për debate të forta në temat e fesë dhe jo vetëm. Ai ka një mendim të tij për gjithçka, shumëherë mospajtues dhe insiston të dëgjohet deri në fund kur flet në oda ose televizione.

Së fundi, Mulla Osmani ka folur lidhur me rindërtimin e Hamamit të Prishtinës, ku ai nuk sheh asgjë të keqe në shndërrimin e Hamamit në Muze.

“Unë jam shqiptar i besimit islam, kam dëshirë me pas turkun mik, edhe amerikanin edhe zviceranin , gjermanin edhe Kinën edhe Rusinë. Sa më shumë miq njeriu më i fortë është”, është shprehur Osmani në Pressing.

Sipas tij, “shqiptarët s’kanë qenë gjithë myslimanë, kanë qenë ortodoks, kanë qenë katolik kanë qenë edhe paganë”.

Mulla Osmani ka zhvilluar debat të ashpër edhe me profesorin universitar Blerim Latifin, i cili kundërshton rindërtimin dhe shndërrimin e Hamamit në Muze.

“Kur dush rrokemi…mos me ndërpre”, i tha ai Latifit.