Virusi i merr jetën policit 52-vjeçar nga Peja
Si pasojë e infektimit me virusin korona, mëngjesin e sotëm ka vdekur zyrtari policor Fatmir Krasniqi.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar nga policia e Pejës.
Krasniqi nga fshati Jabllanicë ka qenë zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Pejës.
Ai ka vdekur në moshën 52-vjeçare, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar ditëve të fundit.