Moti sot dhe ditëve në vazhdim
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu, shqote e bore.
Reshjet do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal.
Temperaturat pritet të lëvizin nga -2 gradë Celsius minimalja, deri në 5 gradë maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët e vende-vende me reshje të herëpashershme lokale shiu shqote e bore, varësisht nga rajoni në rajon.
Nuk priten reshje të mëdha, ndërsa temperaturat do të shënojnë ulje në ato zona ku pati rritje dy ditët e fundit.
Ditëve të ardhshme na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell.
Mëngjesi do të jetë i ftohtë, por pak më i butë se ditët që lamë pas.
Ditët me mundësi për intervale kohore me diell dhe pritet shpërbërja e inverzionit të temperaturave.
Të premten mundësi për reshje të reja, lokale kryesisht shiu. /MeteoBallkan

