Moti: Sot dhe nesër parashikohet të bie shi
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot veror, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 32 gradë Celsius. Pasdite vonë vetëm në disa vise malore mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.
Temperaturat shënojnë rritje në tërë rajonin dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 34 ose 35 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territoreve tona.
E diela edhe më nxehtë, por edhe me vranësira lokale. Pasdite priten disa zhvillime të rrebesheve të izoluara në Kosovë kryesisht në viset kodrinore-malore.
Të hënën priten ulje të lehta të temperaturave për shkak të ardhjes së një fronti të dobët, të ftohtë ajror.
Lokalisht do të ketë kushte për rrebeshe kalimtare shiu, por kryesisht të pakta.
Nga e marta do të jetë nxehtë dhe me diell.

