Gruaja shtatzënë bie në koma, kur zgjohet e gjen vajzën pranë

Një grua, e cila kaloi në gjendje kome 10 muaj më parë, u zgjua dhe zbuloi se është nënë e një vajze të vogël.

37-vjeçarja Cristina Rosi, nga Monte San Savino, në Toskanë, ishte 7 muajsh shtatzënë kur pësoi një atak në zemër dhe ra në koma, korrikun e vitit të kaluar.

Vajza e saj Caterina lindi me operacion çezarian, ndërkohë që nëna ishte ende në koma.

Në deklarata për gazetën “La Nazione”, bashkëshorti i Cristina Rosi, Gabriele Succi, u shpreh: “Është një lumturi e madhe për familjen tonë, pas kaq shumë muajsh vuajtje”.

Tashmë, gruaja italiane do të transferohet në një klinikë në Austri, ku do të trajtohet 24 orë nga specialistë dhe do t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi neurologjik.