Moti: Sot e nesër me diell, nga e hëna vranët
Mot i ngrohtë, i kthjelltë dhe me diell do të jetë edhe në fundjavë. Javën e ardhshme pritet ndryshim i motit. Mund të ketë edhe reshje shiu.
Masat e ngrohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon dhe fushat e presionit të lartë, që vazhdojnë të dominojnë mbi hapësirën e kontinentit evropian, favorizojnë mot të kthjellët e të ngrohtë deri në ditët e fundjavës mbi vendin tonë.
Ditën e diel pritet shtim i vranësirave, ndërsa ditën e hënë ka mundësi edhe për reshje lokale shiu.
26.03 – Kthjellët dhe me diell.
27.03 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.
28.03 – Kryesisht me vranësira, e priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.
Temperaturat do të luhaten nga 0C deri 5C, përkatësisht nga 15C – 18C, derisa ditën e hënë pritet të zbresin edhe në 12C.

