Pamje që tregojnë ndikimin e pandemisë te njerëzit

Disa fotografi të shkrepura në ditët para se të niste pandemia Covid-19 dhe pasi që ajo bëri mbi 1 vit që u përhap në të gjithë botën, tregojnë për tmerrin që njerëzit kanë pasur gjatë këtij viti të gjatë e të tmerrshëm.

Në disa pamje shihen personat e shtëpisë së të moshuarve dhe rezultatet janë shokuese.

Fytyrat e tyre, thuajse nuk njihen. Ata janë të zbrazët e fytyra që tregojnë për vetminë që kanë pasur gjatë këtij viti.

Në disa fotografi të publikuara në Daily Mail, shihet se sa kanë ndryshuar fytyrat e të moshuarve në Britani të Madhe e të cilët i kishin të ndaluara vizitat gjatë kësaj periudhe, transmeton Indeksonline.