Moti sot: Me diell e vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.