Moti: Sot me shi, nesër me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 3-6 gradë.

Ndërkaq të dielën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë, ndërsa maksimalet 6-9 gradë Celsius.