Moti sot: Paradite me shi, pasdite pushojnë reshjet në disa rajone

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi në orët e paraditës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pasdite pritet dobësim i reshjeve.

Në juglindje dhe lindje të vendit, pasdite nuk parashihet të ketë reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri 3 më e ulëta, ndërsa ato maksimale prej 3 deri 5 gradë Celsius.