Moti: Sot priten riga shiu, javën tjetër më shumë diell

Prishtina Weather ka parashikuar nundësi për riga lokale shiu të dielen në mëngjes dhe rënie të lehtë të temperaturave. Javën e ardhshme temperaturat do të shënojnë rritje.

Datat:

17.07 – Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e gjatë ditës jo edhe aq nxehtë e kryesisht me diell.

18.07 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

19.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

20.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat në rënie deri të hënën, e më pas në rritje. Minimalet zbresin nga 17C deri në 11C, e maksimalet zbresin deri në 27C të hënën, më pas shënojnë rritje edhe mbi 30C.