Moti: Temperaturat në rritje, kohë pas kohe mund të bjerë shi

Sot në vendin tonë do të mbajë kryesisht mot me diell, me mundësi për reshje lokale shiu pasdite.

Temperaturat minimale do luhaten ndërmjet 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 17 gradë Celsius.

Ditën e premte parashihen më shumë intervale me diell, ndërsa të shtunën ka mundësi për reshje lokale shiu.

Ditë e nxehtë pritet të jetë e diela, ku temperaturat do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.