Moti në Kosovë për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlerat 13-15 gradë Celsius, derisa minimalet do të mbesin rreth vlerave negative, diku -4 deri zero gradë Celsius.

Në mëngjes sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës parashihen ngrica dhe këshillohen pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit!