Moti: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i thatë. Temperaturat në rritje, deri në 35C ditën e enjte dhe të premte, parashikon “Prishtina Weather”.
18.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
19.07 – Më nxehtë dhe kryesisht me kthjellime e diell.
20.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.
21.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.
22.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite vonë nuk përjashtohen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.
Temperaturat në rritje graduale, minimalet zbresin deri në 10C të martën, e më pas në rritje në 15C. Maksimalet nga 28 e 29C në fillim të javës, rriten deri në 34C e 35C të enjten dhe premte.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 5-11m/s.
Shtypja atmosferike në rënie graduale përreth vlerave normale.

