Moti: Vazhdon shiu, temperaturat maksimale zbresin në 20 gradë
“E marte – Mot kryesisht i ngjajshmëm, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi.
E mërkure – Mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu intensiteti i të cilave do të jetë më i dobët. Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor.
E enjte – Mot i ngjashëm po thuaj me të gjithë elementet dhe dukuritë që ishin prezent ditëve të fundit, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.
E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit.
Shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.”
