Motoçikletat e ‘zhurmshme’ do të konfiskohen
90 drejtues të motoçikletave janë sanksionuar nga policia gjatë 24 orëve të fundit. 42 persona nuk kanë përdorur kasketa, 26 nuk posedonin patentë, 3 motorë u konfiskuan, ishin pa licencë (shkaktonin zhurmë).
Zëdhënësi i Punëve të brendshme i MV, Toni Angelovski, tha se motoçikletat që gjatë natës shqetësojnë qytetarët duke shkaktuar zhurma, përveç se do të sanksionohen, edhe do të konfiskohen.
Kjo duhet të ndodhë edhe në Kosovë me motoçikletat e zhurmshme, të cilat shqetësojnë qytetarët.

