Një 29-vjeçare me koronavirus e sfidon vdekjen për beben e saj, në një proces delikat lindjeje

Një 29-vjeçare, e cila po përballej me koronavirusin, ia ka dalë me sukses ta sjellë në jetë një fëmijë të gjinisë femërore, në një proces lindjeje shumë delikat. 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foto të një momenti të veçantë, atë të ardhjes në jetë të një bebi. Rasti i përket një vajze 29-vjeçare nga Kukësi e cila është bërë nënë në një moment të vështirë përballje me koronavirusin, duke ia dalë me sukses, ajo me të bijën.

“Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë”, shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë:

Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me #covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha.

Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë.

Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi.

Krenare për mjekët dhe infermierët.