Motra shkon të festojë në gjini, vëllau i vret burrin
Nata e ndërrimit të moteve është një mundësi për të festuar me familje e miq.
Këtë kishte zgjedhur edhe bashkëshortja e 52 vjeçarit, Vladimir Zvezhda, e cila mbrëmjen e shkuar kishte shkuar tek prindërit për të festuar.
Por, festa ka marrë një rrjedhë krejt tjetër duke përfunduar me vrasje.
Rreth orës 03:00 të mëngjesit, shtetasi Klajdi Shundi është përfshirë në debate me kunatin e tij, sigurisht në gjendje të dehur.
Pas sherrit në apartament, ata kanë dalë jashtë dhe në hyrje të pallatit, 34 vjeçari ka qëlluar me thikë në qafë kunatin e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.