Mrekulli në tragjedi: 5-vjeçari mbijetoi falë përfaqimit nga i ati

Një djalë 5-vjeçar është i vetmi person i mbijetuar nga tràgjedia e së shtunës që u mori jetën e 14 personave në Alpet Perëndimore, ku ra një kabinë teleferiku, pasi u shkëput nga sistemi.

Sipas mjekëve që po kujdesen për shëndetin e të miturit, Etian mundi të shpëtojë nga përqafimi i të atit. 30-vjeçari Amit Biran e kishte mbështjellë në krahët e tij për ta mbrojtur, duke e shpëtuar edhe nga impakti më i madh i rënies.

Teleferiku ra nga rreth 20 metra lartësi, u rrotullua nëpër pjerrësitë e malit e më pas u përplas nëpër disa pemë.

Babai i Eitan, nëna Tal Peleg-Biran, 26 vjeç, vëllai Tom, dy vjeç dhe stërgjyshërit nga ana e nënës, Barbara Cohen Konisky, 71 vjeç dhe Yitzhak Cohen, 81 vjeç, që vinin nga Tel Aviv, mbetën të gjithë të vràrë.

Familja është nga Izraeli por jetonin në Italinë Veriore, pasi Biran punonte në një klinikë në Pavia kurse bashkëshortja e tij e diplomuar për psikologji kujdesej për djemtë.