Mrika Krasniqi Shala: Dhuna dhe vrasjet në familje, trajtim urgjent

Sipas Mrika Krasniqi Shala dhe programit që ajo përfaqëson te “Koalicioni për Familjen” duhet të ketë një rishikim të strategjisë shtetërore për parandalimin e dhunës në familje, kësaj dukurie shkatërrimtare për substancën kombëtare, që për fat të keq, ka trend të rritjes.

Identifikimi shkencor i shkaqeve të prevalencës së rritur të vrasjeve dhe dhunës në familje, veçanërisht ndaj grave dhe vajzave, si dhe rishikimi i strategjisë shtetërore për parandalimin e kësaj dukurie shkatërrimtare për substancën kombëtare, do të jetë jo më pak i rëndësishëm për “Koalicioni për Familjen”.

Ky fenomen kërkon adresim dhe trajtim nga shteti, e veçmas me projekte te veçanta dhe arsimim cilësor, duke i dhënë kuptim jetës dhe familjes, duke e bërë këtë vend të jetueshëm dhe më të sigurt për të jetesë, thotë Krasniqi Shala.

[ ] Votoni Koalicionin Për Familjen 129
□ Voto 27 Mrika Krasniqi Shala