Haziri: ‘Mos lësho pe kësaj radhe për kryetar të LDK’, kështu po më thonë njerëzit

Nënkryetari në dorëheqje i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk ka pranuar të flasë për mundësinë që të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar, raporton Mediafokus.info.

Haziri ka thënë se nuk e përjashton kandidaturën.

Ai ka folur se çka po i thonë njerëzit kur e thërrasin në telefon.

“Nuk e përjashtoj kandidimin tim. Nuk kam vendosur ende… Njerëzit më thërrasin në telefon e më thonë ‘Mos lësho pe kësaj radhe për kryetar të LDK-së’”, ka thënë Haziri për Klan Kosova./Mediafokus.info/