Lutfi Haziri: Jam i gatshëm të kandidojë prapë për kryetar të Gjilanit

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, pas humbjes së thellë të kësaj partie edhe në Gjilan më 14 shkurt, ka thënë se është i gatshëm të kandidojë prapë në vjeshtë për pozitën e të parit të qytetit, raporton Mediafokus.info.

Haziri në Klan Kosova ka thënë se është i bindur që sërish do ta mposhtte Vetëvendosjen.

“Jam i gatshëm të kandidojë prapë për kryetar të Gjilanit. Me punën që është bërë dhe me komunikimin me njerëzit e Gjilanit, jam i bindur se do ta mposhtja sërish Vetëvendosjen”, ka thënë Haziri./Mediafokus.info/