Haziri: Rezultat i tmerrshëm i LDK’së, nevojë urgjente për eliminim të dobësive dhe reformim

Nënkryetari në dorëheqje i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti pati rezultat të tmerrshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Mediafokus.info.

Haziri ka thënë se është nevojë urgjente që vlerësimet e brendshme të thellohen pass humbjes spektakolare të partisë më të vjetër në Kosovë.

“Janë rezultate të tmerrshme politike. LDK e ka pranuar rezultatin. Kryetari Mustafa ka ofru dorëheqje të hënën në drekë, e ka marrë krejt përgjegjësinë.  Është nevojë urgjente që vlerësimet e brendshme të thellohen, të eliminohen dobësitë dhe të reformohet struktura. Në program dhe vizion LDK e ka programin më të mirë, anipse këto vitet e fundit askush nuk dëshiron të dëgjojë për programe”, ka thënë Haziri, transmeton Mediafokus.info.