Mrika Krasniqi Shala: Ne “Koalicioni për Familjen” i qëndrojmë pas fjalës së dhënë

Mrika Krasniqi Shala është kandidate e Listës “Koalicioni për Familjen” me numër 27, në garën për deputete të Parlamentit të Kosovës, në shkurt 2025.

“Koalicioni për Familjen” i qëndron pas fjalës së dhënë para qytetarëve, thotë ajo, derisa numëron disa prej premtimeve:

Ne nderojmë të rënët për lirinë e atdheut, me respektin më të thellë përjetësisht dhe asnjëherë nuk lëmë anash të gjallët të cilët presin nga politikë-bërësit që jeta e tyre të ketë kuptim.

Ne asnjëherë nuk lëmë pa kujtuar ata të cilët lanë gjymtyrët e shëndetin e tyre gjatë luftës.

Atyre u jemi falënderues për gjithçka, por gjithmonë mendojmë edhe për të tjerët që, për një apo arsye tjetër kalojnë jetën në mënyrë të kufizuar.

Ne asnjëherë nuk lëmë anash pa kujtuar të zhdukurit. Bëjmë çmos të ndihmojmë procesin dhe zbardhjen e secilit rast veç e veç, por asnjëherë nuk lëmë anash familjet e të zhdukurve, që përveç dhimbjes duhet ta ndjejnë edhe dorën e shtetit dhe t’u shtojmë krenarinë.

Ne asnjëherë nuk lëmë anash pa kujtuar të burgosurit politikë dhe ata të cilët vuajtën nëpër burgjet e regjimit të kaluar serb, por asnjëherë nuk lëmë anash pa kujtuar edhe familjet që në mungesë të tyre kanë vuajtur bashkë me ta.

Ne u qëndrojmë pranë të gjithëve dhe u jemi mirënjohës për qëndresën e tyre.

Ne asnjëherë nuk lëmë anash familjet të cilave iu kthyen djemtë e tyre të vrarë tinëzisht nga shërbimi i dhunshëm ushtarak i regjimit të kaluar.

Ne punojmë dhe kontribuojmë që familjet e tyre të jetojnë me krenari për djemtë që patën dhe t’ua zbusim sadopak dhimbjen e tyre.

Ne asnjëherë nuk lëmë anash mërgimtarët, që kurrë nuk i kthyen shpinën vendit e që kontribuuan në kontinuitet, para, gjatë dhe pas luftës. Ata vijnë me mallëngjim dhe të gëzuar në atdheun e tyre.

Ne u jemi falënderues dhe mirënjohës pafundësisht. Ata janë shpirti i Kosovës, fryma e Kosovës, pjesë e pandashme e trupit të Kosovës.

“Koalicioni për Familjen” kërkon përkrahjen dhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve, pa dallim dhe pret e beson se ata do të dinë ta orientojnë votën e tyre tek personalitetet që e vlerësojnë vullnetin e tyre, tek ata që nuk premtojnë të pamundurën, përveç asaj që është e mundur dhe e realizueshme, tek ata që respektojnë të gjithë, pa marrë parasysh cilit subjekt i takojnë, apo cilit grup etnik apo religjion, tek ata që janë aty gjithmonë për ju dhe vetëm për ju.

Mundësia për t’i zgjedhur të duhurit nuk ju jepet do ditë, prandaj mendoni mirë se kujt do t’ia besoni zërin tuaj, për të mos u penduar më pas.

Ndihmojeni vendin dhe veten tuaj duke ngritur mirëqenien dhe duke ruajtur identitetin e dinjitetin tuaj.

Mrika Krasniqi Shala thotë se “Koalicioni për Familjen” në themel të tij ka politikat e veprimet shtetërore, vlerat etike e morale të traditës sonë familjare që mbështetet në identitetin tonë kombëtar, të formuar nëpër shekuj.

“Së bashku mund ta realizojmë ëndrrën e përbashkët të integrimeve europiane e euro-atlantike, të mbështetur në vlerat autentike të qytetërimit tonë mijëvjeçar”, thotë ajo.