Mujku lavdëron mantelbardhët për përkujdesje ndaj tij sa ishte i shtrirë me COVID-19

Azem Mujku është shprehur falënderues ndaj mantelbardhëve të Gjilanit, ditën që e ka mundur virusin COVID-19. Pa ndihmën e tyre, Mujku ka thënë se vështirë se do t’ia dilte, ndërkohë që është shprehur i prekur për dy shokët e dhomës, të cilët nuk ia dolën në këtë betejë.

“Sot u krye dita e 25-të e luftës time me të gjitha medikamentet e mundshme me Covid-19 dhe sot unë u ktheva në familje.

Ishte tepër e rëndë, dy prindërit të njejtën kohë u sëmurëm dhe paraprakisht edhe dy fëmijët tanë të dashur.

Përkundër të gjitha peripecive unë u shtriva në Spital, gruaja ime e përballoi më lehtë dhe mbeti në shtëpi.

Në SRGJ, reparti i pulmologjisë isha nën monitorim dhe përkudesje të vazhdueshme të doktorëve:
-Dr. Refik Sylaj (pulmolog)
-Dr. Selvete Shurdani (infektologe)
-Dr. Agim Kryeziu (pulmolog).

Falenderim sa të jemë gjallë për këta doktorë dhe stafin përcjellës të tyre, infermier e infermiere të mrekullueshëm që kurrë nuk kam njohur një profesionalizëm të tillë.

Falenderim tjetër për Dr. Muhamet Maliqi i cili 2 herë në ditë na bënte matjet për parametrat funksionalë në trupin tonë.

Falenderim të gjithë atyre shokëve, miqve, fqinjve, familjarëve të cilat na përkrahën gjatë kësaj kohe, duke u interesuar për familjen.

Faleminderit të gjithë kolegëve të shkollës së Agrobiznesit që i dhanë përkrahje familjes përmes bashkëshortes time.

Faleminderit edhe doktorëve tjerë vullnetarë që u interesuan për gjendjen time dhe më ofruan këshilla praktike:

– Dr. Enver Murtezi (shef i emergjencës)
– Dr. Bexhet Shaqiri (infektolog)
– Dr. Nezir Demolli (neurolog)
– Dr. Nysret Hajrullahu (drejtor)
– Dr. Xhevdet Latifaj (pulmolog).

Interesimi juaj për mua:

Më keni bërë të ndihem i vlefshëm për ju!

Aty njoha tre shokë të dhomës: Fadil Buca nga Gjilani, Hetem Kurteshi nga Vitia dhe Muharrem Abazi nga Kamenica.

Edhe pse u bëmë miq, me dy të parët miqësia u ndërpre shpejt, kafet e premtuara na mbetën pa i pirë sepse ikën në botën tjetër.

Besoj se së shpejti me Muharremin do të pimë kafe!

Të gjithë juve që më keni shkruar në çfarëdo forme dhe më keni përkrahur u jam mirënjohës.

Ju faleminderit!”