Mullari provokon dashuri edhe në epokën digjitale (Video)
Melisa dhe Mevlani, dy protagonistë të programit ‘Për`puthen’ kanë realizuar takimin e tyre të dytë në një vend të veçantë, në një livadh me stoqe bari.
Mullari dikur ishte pikëtakim i preferuar i të rinjve, por në epokën digjitale duket si diçka e ikur kohe.
Melisa erdhi me një gomar, si një nuse fshati, ndërsa djali, Mevlani ishte ai që po e priste.
Ata më pas nuk janë ulur në asnjë restorant, por pas një mullari, ku kanë shkëmbyer edhe puthje e përkëdhelje. Një idilë e vërtetë fshatareske.

