Mungesa e rrymës ndëpret vaksinimin në Viti

Procesi i vaksinimit në komunën e Vitisë është dashur të ndërpritet shkaku i mungesës së energjisë elektrike.

Drejtoresha e QKMF, dr Vjollca Kadolli Halili ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, të cilët kanë pasur sot termine për vaksinim, meqë shkaku i mungesës së energjisë, ka rënë nga sistemi rrjeti qeveritar.

Informatë për qytetarët që kanë termin për sot të vaksinohen, me datë 30.07.2021

Ashtu siç jeni njoftuar, që nga mëngjesi kemi probleme me rrymën, për shkak të një defekti momental.

Jemi në kontakt që nga mëngjesi me përgjegjësit e KEDS në Viti, mirëpo është ende problematike zgjidhja e situatës.

Ne kemi aktivizuar gjeneratorin dhe të gjithë kompjuterët janë funksional, por mungon rrjeti, për shkak të rrymës, prandaj nuk mund të punojmë pa rrjet qeveritar.

Prandaj, në momentin që vjen rryma, qytetarët që kanë pasur termine sot, mund te vijnë të vaksinohen dhe ekipet e vaksinimit do të punojnë deri sa t’i perfundojmë të gjithë.

Përndryshe, të gjithë ata qytetarë që kanë terminin sot, mund të vijnë nesër, e shtunë, prej orës 8:30- 14.30 të vaksinohen në qendrën e vaksinimit në Viti.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe njëherit ju falënderojmë për korrektësinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, në përballimin së bashku të situatave të ndryshme.

Me respekt,  Dr.Vjollca Kadolli-Halili
Drejtoreshë e QKMF-së në Viti