Muqolli, kosovari që po kërkon protestë paqësore kundër koronavirusit?

Fatmir Muqolli po pretendon se e di prejardhjen e koronavirusit dhe bën thirrje për një protestë paqësore në Kosovë.

Kosovari Muqolli, me vendbanim në Gjermani, thotë se ai e di prejardhjen e virusit. Sipas tij, virusin e ka krijuar një person për qëllime të veta.

Muqolli thotë se e vetmja mënyrë që Kosova të shpëtojë nga kjo situatë, është që qytetarët të mblidhen në një protestë paqësore për të cilën e ka ftuar edhe kryeministrin Albin Kurtin.