Muriqi vazhdon shkëlqimin, gol kundër Besiktas
Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon të shkëlqejë me klubin e tij turk, Fenerbahce.
Muriqi sërish ka shënuar gol në fitoren ndaj Besiktas, e që është goli numër dhjetë personal për këtë sezon.
Feneri ka triumfuar kundër Besiktas 3-1, ndërsa dy golat e parë për vendasit u shënuan nga Mark Kruse (’23) dhe Ozan Tufan (32’), derisa për mysafirët shënoi Atiba Hutchinson (45’+5).\MediaFokus\


 
 
						 
						