Musliu dënon tentimin e policisë serbe për të larguar flamurin kombëtar nga një aheng familjar në Bujanoc
Shqiprim Musliu, nënkryetar i Komunës në Bujanoc ka dënuar tentimin e policisë serbe për të larguar flamurin kombëtar nga një ambient privat, ku ishte vënë për arsye te një ahengu familjar.
Musliu i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë ndaj këtyre veprimeve.
“Tentimi për largimin e flamurit kombëtar shqiptar nga ambienti privat i z. Nazmi Hajredini nga ana e policisë serbe, veprim i panevojshëm dhe që nuk i shërben askujt.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se, bota demokratike e shekullit 21 nuk merret me çështje të kësaj natyreje, prandaj ky veprim i panevojshëm me qëllim prishjen e një ahengu familjar që nuk synon cenimin e të drejtave dhe të sigurisë së askujt, nuk i shërben paqes dhe demokracisë.
Dënojmë çdo akt që synon provokimin dhe cenimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagoj ndaj këtyre veprimeve”, ka thënë Musliu./mediafokus.info