Musliu: Rakiq u rrah nga shokët e tij, terroristët e Vuçiqit e Radoiçiqit

Sipas Ekonomia Online, rasti ka ndodhur para banesës së tij dhe nuk është raportuar në Policinë e Kosovës.

Rakiqi ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku është regjistruar, por dyshohet se ka pasur përpjekje për ta fshirë rastin nga regjistri. Sipas burimeve, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek dyshohet se po ndihmon në fshirjen e rastit.

Drejtori i Institutit “Octopus” Agim Musliu thotë se Rakiq u rrah nga shokët e tij, kriminelë dhe terroristë të lidhur me Aleksandar Vuçiqin dhe Milan Radoiçiqin.

“Ish-kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiq është rrahur mbrëmë në Mitrovicë, në pjesën veriore me shumicë serbe. Ndonëse është rrahur nga shokët e tij, kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit, ai trajtohej në fshehtësi. Me siguri ky rast do të paraqitej si sulm i shqiptarëve duke përhapur dezinformata kudo”, shkroi Musliu në X.