Tre të prekur me COVID-19, në gjendje më të rëndë

Sot në Klinikën Infektive ndodhen 10 persona të prekur me COVID-19 dhe tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë. se të tjerët.

Sipas raportit të kësaj klinike, tre prej të infektuarve janë në gjendje më të rënduar, në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Nga kjo klinikë do të lirohen pesë raste.

“7 raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike, kurse nga klinika do të lirohen 5 raste”, thuhet në njoftim./mediafokus.info