Mustafa: Ishte vullnet i të gjithëve që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër

Avdullah Hoti do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër në qeverinë e re, e cila do të formohet këto ditë, pasi qeverisë së deritashme Kurti, iu mor besimi përmes votës në Kuvendin e Kosovës.

Hoti ishte zevendëskryeministër në qeverinë Kurti, të koalicionit LVV-LDK.

Kreu i LDK’së Isa Mustafa e ka konfirmuar se Avdullah Hoti është emri që kanë zgjedhur për të nomimuar për kryeministër.

Mustafa tha para mediave se partia e tij kishin kërkuar që ai të jetë kandidat.

“Ishte kërkesë e gati të gjithë anëtarvëve që unë të marr këtë përgjegjësi, sepse ata konsideronin si vullnet dhe përgjegjësi të tyre>Unë e arsyetova para krysesisë që nuk jam në gjendje të marrë këtë përgjegjësi”, tha kreu i LDK’së.

Ai tha se janë diskutuar disa emra, por në fund është vendosur për Avdullah Hotin.

“Ne kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Lutfi Hazirin, Kujtim Shalën, ka pas edhe emra të tjera, me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që z. Hoti të propozohet nga kryesia e LDK’së, për kryeministër”, ka deklaruar ai.

Pas heqjes së besimit ndaj qeverisë Kurti, kryeministri në detyrë reagoi po atë natë duke e shkakruar Hotin./mediafokus.info