Mustafa kritikon Kurtin: Zgjedhjet nën tytat e armëve 21 vjet pas çlirimit?

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka kritikuar ashpër liderin e VV’së, Albin Kurti, i cili shkoi dje në Skënderaj, i përcjellë nga njësia speciale e policisë, raporton Mediafokus.info.

Mustafa ka thënë se ‘Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar’.

Reagimi i plotë:

Zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzetenjëvjet pas çlirimit!?

Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje.

Askush s’është i pari nëse duhet të barrikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.

Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës.

Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.

Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar! IM