Mustafa: Letrën e Albin Kurtit e konsideroj jozyrtare

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se janë duke e shqyrtuar letrën e dërguar nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke e konsideruar të njëjtën jo zyrtare.

“Letrën do ta shohim nuk e konsideroj që është zyrtare dhe përgjigje zyrtare, ajo që mund të ju them është që ne jemi të interesuar ta përfundojmë këtë proces të gjejmë rrugë për marrëveshje. Komunikim kemi pasur gjithmonë direkt. Ne mbledhjen e Këshillit e mbajmë par çështje të cilat janë parimore nuk diskutojmë elemente të letrave te subjekteve politike”, ka thënë Mustafa, të enjten, transmeton Mediafokus.info.

Mustafa theksoi se nëse e thirrin mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, do të diskutojnë për çështje të cilata ata i cilësojnë parimore, e jo për ofertën./MediaFokus/