Mustafa: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, zgjidhje janë zgjedhjet
Lideri i LDK’se, Isa Mustafa nuk e ka mohuar përkrahjen e një kandidati të Partisë Demokratike të Kosovës për president të vendit, por tha se ende nuk e kanë biseduar një gjë të tillë me drejtues të kësaj partie.
E në rast se nuk ka një marrëveshje politike për presidentin, Mustafa tha se zgjidhje janë zgjedhjet.
Kreu i LDK-së pas takimit me shefin e grupit parlamentar të partisë në Kuvend, para gazetarëve tha se ajo që ka dalë në media se presidenti i takon PDK-së, nuk e ka thënë këtë në mënyrë eksplicite, por ka folur vetëm për parime dhe numrin deputetëve në Kuvend.