Mustafa: Qeveria Hoti votohet nesër ose të hënën
Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjshmërinë e dekretit të presidentit Thaçi për mandatarin, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se qeveria Hoti mund të votohet nesër, ose të hënën.
“Sot kemi takim konsultativ me organet e partisë. Të shtunën ose të hënën pritet të thirret seanca”, ka thënë para mediave Mustafa, raporton T7.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Avdullah Hotin si mandatar për krijimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të qeverisë Kurti nga Kuvendi.
Por, në LDK ende nuk kanë vendosur për emrat që do jenë ministra në qeverinë LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet./mediafokus.info

