Mustafa: Shkojmë në zgjedhje nëse s’e zgjedhim presidentin brenda afatit kushtetues
Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, është deklaruar pas takimit me partnerët e koalicionit, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Mustafa tha se kanë diskutuar për buxhetin dhe rimëkëmbjen, për jo edhe për presidentit, derisa ka shtuar se në rast se nuk arrijnë ta zgjedhin të parin e vendti sipas afatit kushtetues, shkojnë në zgjedhje.
“E kemi parë të nevojshëm që të ulemi me partnerët e koalicionit dhe të jemi të përgatitur për buxhetin që shkon në procedura tani, si dhe të bëjmë përpjekje për të harmonizuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Çështjen e presidentit dhe koalicionit nuk i kemi diskutuar. Jemi të përgatitur të shkojmë në zgjedhje nëse dështojmë ta zgjedhim presidentin në afatin që e përcakton Kushtetuta”, tha Mustafa, transmeton Mediafokus.info.

