Këto janë vendimet që sapo i nënshkroi ministri Peci për prodhuesit bujqësor

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar tridhjetë e dy vendime (32), përmes të cilave mundësohet regjistrimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB).

Përmes këtyre vendimeve, përcaktohen se cilat produkte lejohen që të importohen, tregtohen dhe përdoren nga prodhuesit bujqësor, për t’i mbrojtur bimët nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm.

Ministri Faton Peci është i përkushtuar që në vazhdimësi përmes masave të ndryshme që do të ndërmarrë si udhëheqës i këtij dikasteri, të mbrojë prodhuesit në vend, me qëllim që prodhimtaria e tyre të zhvillohet dhe fuqizohet, konform masave mbrojtëse në çdo periudhë.

Ndryshe, të gjitha vendimet e nënshkruara nga ministri, sipas procedurave të rregullta do të publikohen edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ku do të kenë qasje të gjithë të interesuarit për këto regjistra.