Asamblisti i LVV-së ironizon me Xhavit Halitit: Po vjen si pëllumb i shkruar të…

Populli e votoi masivisht LVV si alternativë tjetër nga PDK, LDK e AAK, por tani fituesi kërkon votën e Xhavit Halitit, Agim Veliut e Albena Reshitajt për të zgjedhur Presidentin.

Madje, Arbër Vokrri, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, pas dështimit të votimit për president ditën e djeshme, ka komentuar zhvillimet në Kuvend dhe çështjen e deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, tek i cili po shpresohet se do ta bëjë votën e 80-të.

Vokrri, si duket ka ironizuar me zhvillimet e fundit duke përshtatur poezinë e Naim Frashërit për Skënderbeun, teksa ka shkruar se “baci Xhavit po vjen si pëllumb i shkruar”.

“Kuvend, o vënt i bekuar
Prite prite bacin Xhavit
Që po vjen si pëllumb i shkruar
Të votojë për president”, ka shkruar në Facebook, Vokrri.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje i ka bërë ftesë publike Xhavit Halitit që të marrë pjesë në votim në seancë për presidentit që do të vazhdoj sot me fillim nga ora 17:00.

Dje ka dështuar dy herë radhazi votimi për president për shkak të mungesës së kourumit.