Albulena Haxhiu e VV-së e “lutë” Xhavit Halitin e PDK-së për votë

Ministrja e Drejtësisë, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka folur pas deklaratave të deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili tha se nuk ka qenë në dijeni të mbajtjes së seancës për presidentin.

Haxhiu mbrëmë i ka bërë ftesë Haliti që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit për votimin e presidentit.

“Meqë ai ka shprehur vullnetin e tij për të votuar atëherë shpresoj që të jetë nesër në sallë. Natyrisht se i bëjmë ftesë edhe Xhavit Halitin që të vie nesër dhe të votojë. “Do të shtyhet seanca, prandaj besoj se do të vazhdojë nesër”, ka thënë Haxhiu në Klan Kosova.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojë sot në ora 17:00. Seanca e cila po mbahej mbrëmë u shty në mungesë të kuorumit.