Mustafa takon Haradinajn, a po përgatitet një koalicion i ri?

Isa Mustafa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar sot takimet me kryetarët e partive në vend, së pari me Haradinajn, që të kërkojë mbështetjen e tyre për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, shkruan Gazeta Express.

Sipas burimeve të Televizionit T7, lideri i parë me të cilin tashmë Mustafa ka nisur takimin është ai i AAK’së.

Mustafa momentalisht është duke mbajtur takim me Ramush Haradinaj, në njërin nga hotelet e Prishtinës.

Sot është bërë e ditur se LDK’ja do të nis mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, kjo pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu.