Mustafa tregon se a e përjashtuan Vjosa Osmanin
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së ngushtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën po merr pjesë edhe kreu i saj, Isa Mustafa.
Në këtë mbledhje është diskutuar lidhur me atë që LDK, gjatë javës, pret të marrë nga presidenti i vendit, mandatin për të krijuar Qeveri të re.
Por, ka munguar nënkryetarja Vjosa Osmani.
E kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë pas takimit se zonja Osmani e ka dhënë qëndrimin e saj, e cila është shprehur kundër mocionit dhe kundër një koalicioni me AAK dhe AKR.
“Zonjën Osmani nuk e përjashtojmë sepse ajo i ka dhënë qëndrimet e saj në mënyrë publike. Qëndrimi i saj ka qenë që është kundër mocionit të mosbesimit dhe ka deklaruar që nuk është pro koalicionit. Emrin për kryeministër nuk e kemi akoma, kur të vie puna për marrjen e mandatit do ta sqarojmë”, ka thënë Mustafa./Mediafokus.info/

